“Mami, unë dua një celular”. Ndoshta fëmija juaj ka filluar me këmbëngulje t’ju kërkojë t’i blini një celular, sepse disa nga shokët e tij të klasës gjithashtu e kanë atë. Ndërkohë ju pyesni veten nëse mund ta përmbushni dëshirën e tij dhe veçanërisht nëse një fëmijë në moshën 10 ose 11 vjeç mund të ketë një celular.
Sipas ekspertëve, një fëmijë nën 13 apo edhe 12 vjeç nuk duhet të ketë celularin e tij. Në fakt, sipas studimeve të fundit, ai nuk duhet të përdorë fare telefonin nëse nuk ka mbushur moshën 8 vjeç.
Edhe pse përdorimi i celularëve tek fëmijët pak më të rritur nuk është i nevojshëm, nëse dëshironi ose keni blerë pajisjen për fëmijën, përdorimi i saj duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një të rrituri, qoftë ai prind, vëlla më i madh, mësues apo i afërm.
Herë pas here dhe në kushte të veçanta, mund të përdoret për një kohë të kufizuar.
Mbi të gjitha, telefonat celularë krijojnë varësi dhe mund të shkëpusin një fëmijë nga mësimet.
Për këtë arsye, është e nevojshme t’i shpjegohet fëmijës të gjitha kushtet e përdorimit të tij dhe të theksohen rreziqet e fshehura, dhe të sqarohet se është një mjet komunikimi dhe jo një lojë. l.k/abcnews.al