Në cilat profesione tradhtojnë më shumë burrat dhe gratë, zbuloni se kush kryeson

schedule20:06 - 4 Shtator, 2023

schedule 20:06 - 4 Shtator, 2023

Pavarësisht statusit martesor, gjinisë ose vendndodhjes gjeografike, ka arsye të panumërta pse disa njerëz tradhtojnë.

Sipas Ashley Madison, një faqe takimesh për të martuarit, arsyeja kryesore e tradhtisë bashkëshortore është pakënaqësia seksuale.

Nga njerëzit e anketuar në faqe, 70 për qind përmendën pakënaqësinë seksuale si arsyen e tyre të mashtrimit.

Përveç ndjenjës së paplotësuar seksualisht, 23 për qind e të anketuarve thanë se partnerët e tyre nuk po plotësojnë nevojat e tyre emocionale, duke reflektuar faktin se 64 për qind e njerëzve thanë se fantazitë e tyre në dhomën e gjumit janë të orientuara drejt intimitetit, romancës, pasionit dhe lidhjes emocionale.

Shumica e të anketuarve, 33 për qind e tyre, përdorin justifikimin e vjetër të punës deri vonë, shkruan NY Post. Rreth 28 për qind pohojnë se janë duke u takuar me miqtë ose familjen, ndërsa 23 për qind u thonë partnerëve të tyre se janë në takime biznesi.

Cilat profesione tradhtojnë më shumë?

Profesionet e grave më të prirura për tradhti bashkëshortore:

  • Infermiere/asistente mjekësore
  • Të papunët
  • Asistente administrative
  • Persona në pozicione drejtuese/Menaxhere
  • Mësuese

Profesionet e meshkujve që janë më të prirur ndaj tradhtisë bashkëshortore:

  • Persona në pozicione drejtuese/Menaxherë
  • Inxhinierët
  • Drejtorët e shitjeve
  • Punëtorët e ndërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!