Në çadër me qiri si në mesjetë! Apeli drithërues i vogëlushes në Librazhd: Ku ta fus kokën?

schedule18:10 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:10 - 6 Shkurt, 2021

Nga Agim Blloshmi

Familja Kapriu nga Xhyra e Librazhdit jeton në kushte çnjerëzore. E vogla e familjes Esmeralda vetëm 2 vjeç po rritet në këtë çadër nën dritën e qiririt. “Me këtë i bëj dritë fëmijëve (tregon qiririn) se s’kam energji elektrike dhe këtë nuk e gjej dot në Librazhd e kam blerë se nuk ka” tha e ëma.

Migena nëna e dy vajzave të mitura e gjunjëzuar nga skamja tregon ushqimet që i kanë falur të cilat janë drejt fundit. Kjo familje një vit më parë u zhvendos në këtë çadër pasi banesa ku jetonin më parë është e prindërve të kryefamiljarit. Është e vogël dhe e dëmtuar sa për dy prindërit e tij të moshuar dhe të vëllain.

Dimri ju vështirëson më shumë jetesën ndaj dhe kërkojnë qoftë dhe një dhomë për të futur kokën. “Ndihmë dua një dhomë të vogël të më bëjnë s’dua asgjë tjetër. Një dhomë të fut të paktën kalamajtë. Do më vdesin prej igrasisë se ka shumë lagështi kjo”.

Na thonë do vijmë do vijmë po nuk kanë dhënë vetëm këtë çadër. Shkoj në bashki po më thonë s’kemi fond. Në komunë të Hotolishtit vetëm më kanë ofruar një ndihmë ekonomike 40 mijë lekë” tha kryefamiljari. Në merak për të birin dhe vajzat e tij të vogla është dhe Fatimja, nëna e Fredit.

Dua një ndihmë për djalin. Unë s’kam mundësi ti ndihmoj ta ndihmojë shteti me një dhomë. Janë të vegjël fëmijët. Ra një shi një ditë dhe desh u mbytën” tha ajo.

Vajza e madhe e familjes 6 vjeç, Oligerta ka mësua vetëm pak gjëra në kopsht të cilin e ndërpreu. I ati nuk kishte mundësi për ta shoqëruar më në fshatin fqinj. 6 vjecaren problemet e familjes e kanë rritur para kohe. “S’më çuan në kopsht më se nuk kemi të ardhura. Duan një shtëpi të fut kokën” ishte apeli i vogëlushes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!