Në burg për tenderin, Gëllçi padit RTSH për shkarkimin nga detyra, 7 kërkesat

schedule13:32 - 13 Tetor, 2021

schedule 13:32 - 13 Tetor, 2021

Ish drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i arrestuar për abuzimin me tenderin për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ka paditur RTSH duke e quajtur shkarkimit e tij nga detyra të padrejtë dhe në shkelje të ligjit.

Nga baza ligjore Këshilli nuk e liron paditësin nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit por për shkak të shkeljes së ligjit si pasjë e pretendimit të “ushtrimit të detyrës përtej mandatit”. Këshilli nuk ka paraqitur ndonjë rrethanë konkrete vendimarreje të paligjshme me pasoja të dëmshme por vetëm fakti i ushtrimit të detyrës përtej pandatit përbën shkleje, të tillë që “do të mbajë përgjegtjësi ligjore”. Lirimi nga  detyra nga këto kushte është përtej kritereve të përcaktuara në ligj. Ushtrimi i detyrës përtej mandatit për sa kohë nuk është emëruar një drejtori i ri por edhe kur nuk është nisur procedura për emërimine drejtorit të ri, pra nuk është shpallur gara publike për të pranuar kandidaturat, nuk është shkelje e ligjit”, thuhet në padinë e Gëllçit.

Padia është bërë përmes avokatit të tij Dorjan Matlia duke renditur 7 pika që sipas tij janë shkelur, duke u hequr mundësinë Gëllçit edhe për të rikandiduar për këtë post sërish.

Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtësisht. Deri në këto memente gjykata duhet të vendosë ti japë  5 paga Gëllçit që në kohen kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik ka edhe dem moral. Deri më tani Gëllci kërkon dëmshperblim 1 milion lekë të reja”, tha avokati i ish drejtorit të RTSH.

Kërkesat e Thoma Gëllçit:

  • Anulimi i vendimit të shkarkimit si  akt i paligjshëm.
  • Detyrimi i palës së paditur të paguajë në favor të paditësit një shpërblim dëmi në masën e pagave mujore që ai do të përfitonte që nga dita kur është liruar nga detyra deri në momentin e fillimit të detyrës së dejtorit të ri të RTSH.
  • Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 3 muajve për mosrespektim të afateve të njoftimit për zgjidhjen e  marrëdhëniesve të punës.
  • Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit pagën e 2 muajve për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënies së punës.
  • Detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit për pagën e 5 mujve si shpërblim vjetërsie në punë.
  • Detyrim të paaguajë dëmshpërblim me vlerën 100.000 lekë për dëmin moral në formën e cënimit të reputacionit në shkaktuar përmes publikit të lajmit të shkarkimit nga detyra.
  • Detyrimin e palës së paditur të shpallë të hapur garën për drejtuesin e ri duk e i dhënë mundësinë paditësit të ushtrojë të drejtën e tij për të rikandidaurnë detyrën e dejtorit të RTSH

Gëllçi e mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i  RTSH në 6 Maj 2016 kurse më 21 maj të këtij viti u lirua nga ky post. Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka.

Lexo edhe: Arrestohet ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 vartësit e tij për abuzim me tendera

Sot Gëllçi dhe ish vartësit e tij dolën para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera, por seanca është shtyrë për 18 tetor. Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin. Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndër shkeljet e konstatuara ishte nisja e tenderit 2 vjet përpara se AMA të jepte licencën për hapjen e një kanali të ri dhe 1 përpara se RTSH Agro të niste transmetimet.  SPAK e kishte nisur proçedimin penal për këtë tender në datën 28 shkurt të 2020. be.k/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!