Në burg për tenderin e ujësjellësit, ish-kryebashkiaku i Bulqizës ankimon vendimin në Apel

schedule11:01 - 11 Prill, 2023

schedule 11:01 - 11 Prill, 2023

Ish-krybashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që caktoi masën e “arrestit në burg” disa ditë më parë, për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Mbrojtja e Allës pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e Allës ose jo. Ndërkohë, seanca është caktuar të mbahet të premten në orën 09:30.

Lefter Alla ra në pranga në mesin e muajit të kaluar, bashkë me 12 persona të tjerë, dy prej të cilëve u lanë në arrest shtëpie, zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës apo përfaqësues të biznesit që përfituan tenderin.

Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarjes së ujësjellës-kanalizimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!