Në bibliotekën më të pasur të veriut/ 70 mijë libra, pjesë e “Agim Spahiut” në Kukës, të gjitha botime origjinale

schedule20:33 - 29 Mars, 2025

schedule 20:33 - 29 Mars, 2025

Më shumë se 70 mijë libra janë pjesë e bibliotekës “Agim Spahiu” të Kukësit. Libra që ndahen së paku në 25 mijë tituj.

Kjo bibliotekë ka fondin më të pasur në veri, fond i cili daton me botime të fillim shekullit 20 e në vijim, të gjitha botime origjinale.

Teksa shfleton njërën prej revistave më të vjetra, pjesë e këtij fondi Hylli I Dritës, thotë se kultura e të shkruarit, shprehet edhe në mesazhin për lexuesit e asaj kohe.

Pjesë e fondit është edhe libri më I vjetër I shkruar në shqip, Meshari I Gjon Buzukut, një ribotim I kohës.

Në këtë volum të madh librash, Arbri nuk e ka të vështirë të gjejë atë që kërkon lexuesi. Thotë se çdo libër është në vendin e tij.

Për librat e veçantë, Arbri thotë se ka një kënd me një kopje që ruhet.

Janë rreth 400 lexues të rregullt të regjistruar si anëtarë, por Arbri thotë se biblioteka është një referencë e mirë për studentët gjatë punës që bëjnë me temat e diplomës në degë të ndryshme.

Biblioteka ka një kod të veçantë në guidën turistike të Kukësit, ndaj nuk mungojnë edhe turistët e huaj që interesohen për shumë botime që përcjellin historinë e zonës.

Gazetat janë një tjetër sektor i këtij fondi që janë sistemuar që nga viti 1945. Në shumë raste, gazetat kanë shërbyer edhe si formë arkivore e dokumentuar për qytetarë të ndryshëm që kanë patur probleme dhe historia e tyre është botuar dikur në një gazetë, e cila ndodhet në këtë fond biblioteke.

Fondi në fjalë kërkon përkujdesje të vazhdueshme, pak nga kushtet jo të favorshme të ambienteve në të cilat ndodhet ky fond, por edhe nga lexues.

Vetë Arbri është një lexues i rregullt dhe i apasionuar pas librit, ndaj ju sugjeron gjithmonë të tjerëve.

Thotë se në ditët e sotme është bërë e vështirë ofrimi i lexuesve pranë librit, sigurisht edhe nga teknologjia. Në këtë kontekst, gjithmonë i nxit të rinjtë për t’i afruar me librin

Në kohën e pandemisë, Arbri bashkë me kolegët e tij ndërmoren një iniciativë për të dërguar libra çdo lexuesi që kërkonte përmes një mesazhi apo telefonate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!