Përfaqësues i Urdhrit të Mjekut Fatmir Brahimaj, në një lidhje me “Skype” në emisionin As pro as kundër tha se sistemi shëndetësor nuk ka pasur vëmendjen e duhur në gjithë këto vite.
Gjatë bisedës me panelin në studio, Brahimaj u shpreh se korrupsioni në sistemin shëndetësor është një problem që i ka fillesat shumë herët, duke theksuar se nuk duhet të hidhet baltë ndaj bluzave të bardha sepse puna e tyre është mision më një qëllim, shërbimin ndaj qytetarëve.
Lexo edhe: “Vdesim për të dhënë ryshfet”, Pollo: Problemi qëndron tek pandëshkueshmëria
“Problemi i korrupsionit nuk ka filluar sot. Unë do të thoja se mjekët ofrojnë shërbimin mjekësor me sakrifica dhe duhet të mos t’i harrojmë vështirësitë që kanë pasur si pasojë e keqmenaxhimit. Por megjithatë janë të pamohueshme numri i madh i vizitave, i operacioneve”, tha ai.
Gjatë bisedës, mjeku Brahimaj, teksa përmendi Belgjikën tha se mjekët janë më të respektuar dhe se nuk janë prej floriri, por shoqëria ka menduar për mekanizma në të gjitha sferat për ta penguar korrupsionin dhe ka krijuar mekanizma edhe brenda sistemit shëndetësor për ta ndaluar atë.
“Po ta shohim korrupsioni ka një kompleks shoqëror, politik dhe jo vetëm. Rroga mesatare e një mjeku duhet të jetë sa të sigurojë dinjitetin e tij. Sepse në këto 3 dekada janë iniciuar dhe zbatuar reforma, me një qëllim zhdukjen e korrupsionit, por nuk duhet vetëm dëshira sepse problemet duhen parë që nga financimi”, tha më tej i.
I pyetur nga Ardrian Thano se përse mjekët punojnë në sistemin publik dhe atë privat, Brahimaj tha se punojnë në të dy sistemet për të shtuar të ardhurat e tyre dhe për kompensuar ato mangësi që sistemi publik nuk i kompenson.
“Sektori provat ka një efekt plotësues dhe ofron disa cilësi që publiku nuk i ofron”, tha mjeku.
/abcnews.al/