Ka marrë fund arratia për Besnik Pjetrin, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë më 29 gusht të këtij viti.
Policia ka publikuar videon nga arrestimi i autorit. Siç duket në video Pjetri është fshehur për tre muaj në një shtëpi në një fshat të thellë të Lezhës, të quajtur Kaçinar.
Arrestimi i tij është bërë i mundur nga policia dhe forcat RENEA, në kushte të vështira atmosferike.
Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.
Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.
Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.
Autori dhe ish bashkëshortja kishin jetuar ne Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishin kthyer ne Shqipëri.