Në Argjentinë tashmë e konsiderojnë gjithçka zyrtare, Alexis Mac Allister do të jetë përforcimi i parë i Liverpool për këtë merkato vere, me mesfushorin e Brighton që ishte prej kohësh në listën e Jurgen Klopp.
Sipas prestigjiozes argjentinase, “La Nacion”, “të kuqtë” e Liverpool do të derdhin në arkat e “pulëbardhave” plot 70 milionë euro për të sjellë në “Anfield Road” kampionin e botës, në fuqë me Kombëtaren “albiceleste”.
Ndërkaq, kujtjomë se në garën e “ethshme” për shërbimet e 24-vjeçarit, Liverpool mundën “djajtë e kuq” të Manchester United dhe “topçinjtë” e Arsenal. /i.m /abcnews.al