Në Angli të gjithë të zhgënjyer, lojtarë e tifozë kundër sistemit “VAR”

schedule18:56 - 22 Qershor, 2023

schedule 18:56 - 22 Qershor, 2023

Gola të anulluar pa aryse e penalltitë e dhëna në momente decizive kanë shtyrë tifozët e futbollit në Angli, t’i thonë “jo” përdorimit të sistemit “VAR” në Premier League, teksa në një sondazh të zhvilluar javën e shkuar pothuajse të gjithë janë kundër kësaj teknologjie.

Pothuajse dy të tretat e tifozëve kanë thënë se kundërshtojnë përdorimin e sistemit të ndihmës video për arbitrat (VAR) në futbollin anglez. Një sondazh i tifozëve i publikuar të mërkurën tregon se 63.3% ishin kundër VAR-it, me 79.1% të lojtarëve që vlerësojnë përvojën e tyre të VAR-it si të dobët ose shumë të dobët.

Kjo është në kontrast me një sondazh të vitit 2017 nga Shoqata e Mbështetësit të Futbollit, përpara prezantimit të VAR, i cili doli në konkluzionin se 74.6% e tifozëve favorizonin përdorimin e video-s për të mbështetur zyrtarët në fushë me vendime që ndryshojnë lojën.

Sondazhi gjithashtu raportoi se 80% e tifozëve mendojnë se duhet të jenë në gjendje të dëgjojnë diskutimet midis VAR-it dhe arbitrit në fushë. Aplikimi i teknologjisë VAR është vënë në pikëpyetje dhe është kritikuar nga trajnerët, lojtarët dhe ekspertët gjatë gjithë sezonit të Premier League, teksa është hedhur edhe ideja për heqjen dorë prej tij. /i.m /abcnews.al