Në 48 ndeshje, 9 gola/ Bekim Balaj: Rrugëtim i gjatë në kombëtare, largimi është emocionues

schedule08:57 - 20 Nëntor, 2024

schedule 08:57 - 20 Nëntor, 2024

Bekim Balaj i dha lamtumirë kombëtares, teksa në 48 ndeshje me fanelën kuqezi, realizoi 9 gola.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Balaj u shpreh se ka pasur një rrugëtim në kombëtare, teksa shtoi se largimi është emocionues.

Lidhur me dy ndeshjet e fundit të kombëtares, barazimin me Republikën Çeke dhe humbjen me Ukrainën, Balaj deklaroi se në paraqitjet e fundit, skuadra ka pasur mungesë përqëndrimi.

“Kur shikon humbjen, ke atë ndjesinë që po të kisha qenë në fushë mund të kisha ndryshuar diçka. Më shumë është mungesë përqëndrimi. Rrugëtim i gjatë, largimi është emocionues. Lidhjen me fanelën e ekipit kombëtar e kam pasur të fortë gjatë jetës sime. Është e vështirë, ndjesia e tërheqjes, e kupton që nuk je akoma i ri. Ishte ndeshja ime e parë si titullar, goli i parë, nisje e vrullshme e karrierës sime në ekipin kombëtar. Unë kam qenë pjesë e kombëtares, të parin trajner, ka qenë De Biasi, ai ka bërë ndryshimin. Me De Biasin, ai bëri riformatim në këtë skuadër, që jemi vend i vogël, por mund të bëjmë gjëra të mëdha. Me Sylvinhon ishte hapi që të gjithë prisnim, maturia ishte arritur. Të gjithë janë gati që edhe në eleminatorët e botërorit të bëjmë mirë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!