Gjatë 24 orëve të fundit që në momentin që i hapi zjarr, Rusia ka bombarduar 33 vende në Ukrainë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ndër të tjera theksohet se forcat ruse pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten janë futur edhe në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.
Nga ana tjetër zyrtarët ukrainas kanë thënë se operativët rusë janë tashmë në qytet, duke u bërë thirrje vendasve të luftojnë me bomba molotov./abcnews.al