Në 24 orë humbin jetën dy persona dhe konfirmohen 17 raste të reja me Covid 19 në RMV

schedule11:51 - 15 Maj, 2020

schedule 11:51 - 15 Maj, 2020

Dy viktima dhe 17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 të shëruar nga Covid 19. Në kuadër të statistikave të deri tanishme numri i të infektuarve ka arritur në 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë shëruar.

Ndërkohë deri më tani në RMV e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 97 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë realizuar gjithsej 20 548 testime për Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!