Në 24 orë 156 viktima nga Covid 19 në Itali, rritet numri i të infektuarve

schedule18:22 - 21 Maj, 2020

schedule 18:22 - 21 Maj, 2020

Këtë të enjte në Itali është ulur numri i viktimave krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në këtë vend kanë humbur jetën 156 persona dhe janë konfimruar të infektuar me koronavirus  462 raste të reja.

Deri më tani numri i përgjithshëm i viktima ka arritur në 32 486 e numri i personave të infektuar me Covid 19 në 228 006, ndërsa pacientë aktivë me koronavirus janë 60 960 e të shëruar 134 560.

Ditë pas dite ulet dukshëm numri i personave që po kurohen në strukturat spitalore janë 9269 të shtruar e 640 në reparte të terapisë intensive./abcnews.al