Diklen Vata është 1 nga tre personat që u vra në atentatin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra raporton se viktima është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.
Vata është 30 vjeç, me origjinë nga Laçi.
Kush është autori?
Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe.
Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.
Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës:
Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.
Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
/ABCNEWS.AL/