Në 2017-ën u kap me kokainë, kush është viktima që u vra në atentatin e Fushë-Krujës

schedule15:28 - 17 Korrik, 2022

schedule 15:28 - 17 Korrik, 2022

Diklen Vata është 1 nga tre personat  që u vra  në atentatin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra raporton se viktima është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Vata është 30 vjeç, me origjinë nga Laçi.

Kush është autori?

Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe.

Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës:

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.

Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/ABCNEWS.AL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!