Në 2014, shkon për herë të parë në Arpicë/ Balo: Mandilja, amaneti im për ta kthyer në Çamëri

schedule09:11 - 24 Tetor, 2024

schedule 09:11 - 24 Tetor, 2024

Estela Balo, vjen nga familje çame dhe vendosi të çojë në vend amanetin e gjyshes së saj.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Balo u shpreh se ajo dërgoi një shami 131-vjeçare, në Arpicë të Çamërisë

“Gjyshja më tregonte për kujtimet që kishte në fshatin e saj. Gjyshërit kishin rol shumë të rëndësishëm në formimin. Falë atyre, jemi ne, për këtë u jam shumë mirënjohëse. Gjyshet më kanë lënë trashëgimi gojore për origjinën e tyre. Në 2010 me prindërit shkuam në Arpicë, Çamëri. Ishte një përvojë tepër emocionuese. Hera e dytë që shova, ishte në vitin 2024, për të përmbushur një amanet të gjyshes nga mamaja.Më tha që këtë shami, ose mandile, e kishte trashëgim nga gjyshja e saj. Këtë po ta jap ty, më tha. Duhet ta çosh këtë amanet në Çamëri. Kjo shtëpi rezultonte të ishte në emër të tyre”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!