Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpreh se ndihet i sigurt për ceremoninë e betimit në Uashington në datë 20 Janar, pavarësisht trazirave në Kapitol në datë 6.
Pasi paraqiti planin e tij për vaksinimet kundër Covid-19, një gazetar e pyeti nëse ndihej i sigurt, pavarësisht raporteve të shërbimeve të inteligjencës? “Po”, u përgjigj shkurtimisht Biden.
Ndërkohë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk pranoi të komentonte kur mund të fillonte gjyqi i Presidentit në largim Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të mbështetësve të tij për të sulmuar Kapitolin.
100,000 mjekë dhe infermierë në procesin e vaksinimit
Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden ka njoftuar planet për të ngritur mijëra qendra vaksinimi për të përshpejtuar procesin në Shtetet e Bashkuara.
Plani i Joe Biden përfshin mobilizimin e 100,000 mjekëve dhe infermierëve për vaksinimet.
Më parë, stafi i tij tha që ata kishin ndërmend të kërkonin nga Kongresi të lehtësonte disa rregullore në lidhje me licencimin e profesionistëve të shëndetit që janë në pension./ db/Abcnews.al