Ndryshon rregullorja, deputet nëna në Itali do të jenë të lira të ushqejnë fëmijët me gji në Kuvend

schedule21:37 - 17 Nëntor, 2022

schedule 21:37 - 17 Nëntor, 2022

Deputetet italiane do të mund të ushqejnë me gji fëmijët e tyre në sallën e Kuvendit.

Kështu ka vendosur Këshilli për Rregulloren në Kuvendin italian, raporton la Republica.

Përfaqësuesit e Këshillit të Rregullores sqarojnë se ushqyerja me gji do të lejohet derisa fëmijët të bëhen një vjeç dhe se në në rreshtin e fundit dhe më të lartë të sallës së Kuvendit do të projektohen posaçërisht vende për nënat me fëmijë.

Licia Ronzulli në Parlamentin Evropian me vajzën e saj në 2010

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e komentoi pozitivisht vendimin dhe nënvizoi: “Është një shenjë e rëndësishme e vëmendjes ndaj mëmësisë, fëmijëve dhe familjes dhe një hap përpara në rrugën e bashkëjetesës së jetës profesionale dhe personale.”

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!