Ndryshon masa e sigurisë për ish-policin serb, Dejan Pantiç lihet në arrest shtëpie

schedule12:24 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 12:24 - 28 Dhjetor, 2022

Ish-policit serb Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i tij u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada dhe të bllokojnë rrugët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!