Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshon lista e Kombëtares U-21, largohet Rrapaj, Bushi thërret Flamur Ruci

schedule15:27 - 26 Mars, 2022

schedule 15:27 - 26 Mars, 2022

Lista e Kombëtares shqiptare U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë ka pësuar sërish ndryshime.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë. Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruci, i cili i është bashkuar menjëherë ekipit.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45, teksa vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!