Ndryshojnë rregullat për fitimin e “Topit të Artë”, “L’Equipe” i  zyrtarizon

schedule16:40 - 11 Mars, 2022

schedule 16:40 - 11 Mars, 2022

Trofeu i “Topit të Artë” është nja më të lakmuarit nga lojtarët të cilët kërkojnë ta kenë një çmim të tillë në koleksionin e tyre të trofeve.

Pas çdo viti që është shpallur fitues një lojtar, nga një pjesë e madhe e pblikur ka pasur reagime për shkak të votimeve që janë bërë, dhe ndarjes së çmimit.

Me synimin për t’i bërë kriteret gjithnjë e më të qarta dhe rezultatin e trofeut sa më objektiv, gazeta e famshme franceze “L’Équipe” ka njoftuar katër ndryshime në rregullat e çmimit të Topit të Artë, që vitin e fundit e fitoi Lionel Messi.

1 – Do të analizohet sezoni, jo viti

Deri më tani, për “Topi i Artë” merreshin në konsideratë performancat e futbollistëve përgjatë vitit kalendarik, nga janari në dhjetor, që ishte ekuivalente me dy gjysmësezone (nga sezone të ndryshme) dhe jo një sezon të plotë. Tani e tutje do të vlerësohet ajo që është arritur përgjatë një sezonit futbollistik, nga gushti deri në korrik. Në këtë mënyrë çmimi i radhës do të marrë parasysh performancat deri në Kampionatin Evropian të femrave, që zhvillohet nga data 6 deri më 31 korrik 2022. Kupa e Botës në Katar, pra, nuk do të llogaritet për Topin e Artë të vitit 2022, por për të radhës, për atë të vitit 2023. Një ndryshim që praktikisht lë jashtë luftës për çmimin e radhës fituesin aktual, Leo Messi. Pa Champions në raundin e 16-të dhe me një rol të rëndësishëm në Ligue 1, shansi i tij i vetëm ishte të fitonte ose linte shenjë në Kupën e Botës. Duke qenë Botërori i Katarit do të llogaritet për edicionin e ardhshëm, argjentinasi pothuajse përjashtohet si fitues për vitin 2022.

2 – Ndryshime në përzgjedhjen e kandidatëve

Topi i Artë ka tridhjetë kandidatë për çmimin e meshkujve, njëzet për femrat dhe dhjetë për trofetë “Iashin” dhe “Kopa”. Ata përzgjidheshin nga France Football dhe “L’Equipe”, tani e tutje do të shtohet Didier Drogba, ambasadori i Topit të Artë, si dhe votuesit e edicionit të kaluar që iu afruan më shumë rezultatit përfundimtar. Për edicionin e radhës do të jetë gazetari vietnamez Truong Anh Ngoc, ai nga Zelanda e Re, Gordon Ëatson, dhe çekja Karolina Hlavackova.

3- Ulet numri i vendeve me të drejtë vote

Deri më tani, kanë votuar përfaqësues të 170 vendeve. “L’Équipe” analizon se vendet “të cilat nuk kanë një kulturë të madhe natyrore futbolli apo legjitimitet historik dhe që jo gjithmonë kanë akses në imazhet e garave kryesore” mund të dobësojnë jurinë. Pra, zvogëlon numrin e vendeve me të drejtë vote. “Vetëm përfaqësuesit e 100 vendeve të para në renditjen e FIFA-s (50 për femrat) do të kenë mundësi të votojnë”

4- Kriteret për votimin

Kriteri numër 1 do të fokusohet kryesisht në performancën individuale të pretendentëve. Duke qenë se futbolli është ende një sport kolektiv, pavarësisht gjithçkaje, kriteri numër 2 do të fokusohet tek performanca kolektive dhe arritjet gjatë sezonit. Së fundi, kriteri numër 3 do t’i referohet klasit të lojtarit dhe lojës së ndershme. Sepse vendosja e një shembulli gjithashtu ka rëndësi. Është zhdukur kriteri i “karrierës së lojtarit”. Një mënyrë për ta konsideruar sa më të hapur garën për Topin e Artë. /f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!