Ndryshojnë masat anti-covid, hapen Universitetet, hiqet karantina për emigrantët

schedule13:04 - 5 Maj, 2021

schedule 13:04 - 5 Maj, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së Covid-19, kanë vendosur që të hapen Universitete si dhe të hiqet karantina për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se Universitet do të jenë të hapura vetëm për fazën e konsultimeve dhe sezonit para provimeve.

Ndërkohë Manastirliu ka thënë se duke nisur nga ulja e infektimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi, sipas saj nuk është parë më e nevojshme që ata që vijnë nga këto dy vende të karantinohen për 14 ditë.

Më tej ministrja tha se do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes 06:00.

Manastirliu: Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve. Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka pasur një mbledhje sot. Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë. Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve. Do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes”/ abcnews.al/