Novak Djokovic mund të kthehet në US Open. Shtetet e Bashkuara, me një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, kanë zyrtarizuar përfundimin e kufizimeve anti-Covid për udhëtarët ndërkombëtarë. 35-vjeçari numër një i botës në tenis, fituesi i 22 turneve të “Grand Slam”, u detyrua të humbasë turneun vitin e kaluar për shkak se nuk ishte i vaksinuar.
Për të njëjtën arsye ai mungoi në turnetë “Indian Wells” dhe Miami. Por nga 11 maji, politika e SHBA-së do të ndryshojë, duke lejuar lojtarin serb të kthehet në “Flushing Meadows” në gusht.
Djokovic fitoi Australian Open në janar, një vit pasi u dëbua nga vendi në prag të turneut 2022 për shkak se nuk ishte i vaksinuar. Megjithëse lëndimi e ka mbajtur atë jashtë Madrid Open, Djokovic pritet të fillojë garën e tij për një titull të 23-të të Gran Slam në French Open më vonë këtë muaj./ h.ll/abcnews.al