Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie.
Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës në vend, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:00,për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.
Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19:30,ndëkohë që në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore, që janë duke patrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës.
Të shumtë janë edhe efektivët civilë që janë shpërndarë për të patrulluar në çdo lagje të Beratit, ndërkohë që përveç efektivëve të policisë. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre, duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit./mv.abcnews.al