Pas ndryshimit të orarit të sfidës Vllaznia-Flamurtari, ka ndryshuar edhe orari i ndeshjes derbi që do të luhet në Kupën e Shqipërisë.
Derbi mes Partizanit dhe Dinamos që ishte programuar të luhej ditën e enjte në “Air Albania” ora 19:45, ka ndryshuar orar. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” po ditën e enjte.
Sfidat e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë nuk kanë ndryshuar, me skuadrat që fitojnë ndeshjet e kthimit do të luajnë në fazën gjysmëfinale.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e kthimit:
09/02/2022
16:45 Teuta-Skënderbeu (1-0) në Elbasan
10/02/2022
13:45 Laçi-Egnatia (1-1)
13:45 Vllaznia-Flamurtari (2-1)
18:00 Partizani-Dinamo (1-1) /f.a/abcnews.al