Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mbledhje të jashtëzakonshme në 4 janar

schedule13:17 - 2 Janar, 2021

schedule 13:17 - 2 Janar, 2021

Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar deputetët të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të Kryeministrit.  Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.