Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar, pas propozimit nga Rama si ministër të Brendshëm të Bledi Çuçit.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë Rama ka filluar që të bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërsa shton se durimit të popullit shqiptar i ka ardhur fundi.
Kryedemokrati ndër të tjera thekson se teksa shqiptarët vuajnë dhe dhunohen, shefi i qeverisë bën shopping në Nju Jork.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shkruan Basha./abcnews.al