Andi Mahila është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Mahila është emëruar me vendim të Këshill të Ministrave.
Andi Mahila aktualisht është Administrator i UMT. Po ashtu ai ka mbajtur edhe postin e konsullit të Shqipërisë në Athinë.
Lexo edhe: Ndryshime në qeveri, Rama lë ministrinë e Jashtme, emëron Xhaçkën
Ndërkohë, katër muaj para zgjedhjeve u njoftuan sot ndryshimet në qeveri. Edi Rama ka larguar nga qeveria edhe ministrin tjetër të marrë nga Kosova, Gent Cakajn. Ky i fundit deklaron dorëheqjen nga posti zyrtar i zv.ministrit të jashtëm, për të qëndruar gjithësesi si këshilltar i Ramës. Karrigen e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme do ta marrë Olta Xhacka.
g.v/abcnews.al