Ndryshimet në Polici, zhvendosen drejtorët e komisariatit të Korçës, Durrësit, Pogradecit e Krujës

schedule12:00 - 4 Nëntor, 2020

schedule 12:00 - 4 Nëntor, 2020

Vijojnë ndryshimet e krerëve të komisariateve të policive vendore në Drejtoritë e disa qarqeve.

Mësohet se shefi i komisariatit të Korçës Pogradecit dhe Durrësit, janë larguar ditën e sotme nga detyra.

Mësohet se Niko Palla i cili prej 3 vite e gjysmë ka qenë shef i komisariatit të Pogradecit është zhvendosur në drejtorinë e policisë në Elbasan.

Në vendin e tij është vendosur Artur Ebaj, shef i Komisariatit të Krujës.

Në Krujë, në vend të Artur Ebaj është vendosur k/komisar Elton Alushi.

Shefi i komisariatit të Korçës, Florian Dano, i cili ka më shumë se 3 vite në këtë post, është zhvendosur në krye  të njësisë së forcave “Shqiponja” dhe në vend të tij është vendosur Krenar Gjokutaj.

Në Durrës zhvendoset Gerond Seitllari i cili kalon shef në Kuçovë ndërsa në vend të tij fillon Ermal Hajdini.

Ditën e djeshme janë bërë ndryshime edhe në komisariatet e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Arjan Muça, drejtor i Drejtorisë Vendore në Elbasan është transferuar në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa në vend të tij është vendosur, Alket Shatro.

Ndryshime ka edhe në Kukës, ku drejtori Erigert Mitri është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa në vend të tij është emëruar Alban Çela.

Ndërsa po në Dibër, Skënder Kalemi ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe është zëvendësuar nga Artur Selimi, drejtor i Policisë Vlorë.

n.d./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!