Projektligji për “Aviacionin Civil” ka shkaktuar debat në sallën e parlamentit mes Minsitries së Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku dhe deputetes demokrate Dhurata Çupi Tyli.
Ministrja Balluku theksoi se ligji i ri për “Aviacionin Civil” është një domosdoshmëri, si dhe ndryshimi i ri do të rregullonte punësim, duke iu ofruar mundësi studentëve shqiptarë të shkolluar në shkollat më prestigjoze të botës të punësoheshin pranë këtij institucioni.
Ndërkohë që deputetja demokrate theksoi se ligji nuk ka asnjë ndryshim, dhe i vetmi qëllim është për t’i hapur rrugë punësimit të patronazhistëve.
Pjesë nga diskutimi:
Tyli: Ligji siç e thashë nuk ka asnjë ndryshim nga ai i vjetri, përveç faktit të punësimit, për tu krijuar mundësi punësimi patronazhistëve.
Balluku: O Gazi mos u mërzit sa të sqaroj Dhuratën. E dashur kolege deputete, sa i përket qytetarit të Francës është Aleksanër Biberaj, dhe i jam përgjigjur. Unë detyrën time ndaj qytetarëve të djathtë dhe të majtë e bëj 24 orë në 24, pavarësisht se flitej për aeroportin e Francës, ku nuk kam juridiksion, shihni se mbase ma jepni. E duash Dhurata unë iu përgjigjem qytetarëve edhe në 12:30 të natës dhe si sqaroj, por ne nuk ndërhyjmë dot në menaxhimin ajror të Francës. Wizair nuk ka asnjë vonesë në Shqipëri, por se çfarë ndodh në aeroportet e tjera ne nuk mbajmë përgjegjësi. Sa i përket patronazhistëve, një gjë duhej të thuhej për këtë ligj se nuk kishte gjë tjetër për tu thënë.
Tyli: Edhe unë nuk e mohoj dot konsideratën për punën tuaj. Por e vërteta është se ky ligj nuk sjell asnjë të re tjetër, përveçse kalon në marrëdhëniet e punës. Sa për largimet nga puna unë jam personi i gabuar, pasi unë kam konseguienca familjare. Sepse për një deklaratë politike më keni larguar familjarin e afërt. Unë e kisha për të mbrojtur konsumatorin shqiptar, nuk e di se çfarë kishte ai qytetari që ju kishit komunikuar.
/Abcnews.al/