Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bledi Çuçi: Uroj të gjejmë konsensus, të jetësohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

schedule11:30 - 24 Korrik, 2024

schedule 11:30 - 24 Korrik, 2024

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në komunikim të zhvilluar me gazetarët lidhur me bilancin e sesionit të fundit parlamentar, u ndal edhe tek çështja e Kodit Zgjedhor.

Ai tha se janë bërë të gjitha përpjekjet për një rezultat pozitiv.

“Mendoj që me të gjitha përpjekjet që kemi bërë të kemi një rezultat pozitiv që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetësohet sa më korrekt në Kodin Zgjedhor sipas përcaktimit që bën kushtetuta”, tha ai.

Po ashtu kreu i grupit të PS u ndal dhe te amnistia penale, duke nënvizuar se çështja u votua me konsensus të gjerë.

Më tej u shpreh se pas kthimit në normalitet nga opozita, pati edhe një sesion i frytshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!