Ndryshimet në formacion përball Ishujve Faroe, Zabaleta: Donim të aktivizonim lojtarët më të freskët

schedule20:18 - 20 Nëntor, 2023

schedule 20:18 - 20 Nëntor, 2023

Në vetëm pak minuta, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Para sfidës, disa fjalë për mediat i tha dhe ndihmëi i teknikut, Sylvinho, Pablo Zabaleta, i cili shpjegoi arsyet e ndryshimeve në formacion, ku theksoi se Bajrami ndryshon nga Muçi ndërsa shtoi se në varësi të ndeshjes, në pjesën e dytë mund të ketë minuta edhe për Muçollin apo lojtarë të tjerë.

“Donim të aktivizonim lojtarët më të freskët psikologjikisht dhe fizikisht, në Moldavi ishte një ndeshje e vështirë në aspektin mental. Kishte presion dhe ankth ndaj duhej të bënim disa ndryshime”

Bajrami është numër 10 dhe aty luan në klubin e tij. na duhej për këtë ndeshje, Muçi luan më shumë në sulm. Nuk janë të ngjashëm, por mbase e aktivizojmë Muçin në pjesën e dytë.

Është një ndeshje që duam ta fitojmë dhe të marrim kreun e grupit. E kemi marrë seriozisht dhe gjatë ndeshjes mund të shohim për zëvendësimet, mund të luajnë lojtarë që kanë marrë pak minuta dhe kemi edhe Muçollin. Kemi 95 minuta ndeshje dhe kushdo që të luajë, duhet të bëjmë detyrën dhe të fitojmë”,- u shpreh argjenitnasi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!