Ndryshimet kushtetuese, Varhelyi: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit

schedule13:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 13:22 - 10 Korrik, 2020

Komisioneri Evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi ka deklaruar se është e rëndësishme që të miratohet marrëveshja e dakordësuar më 5 qershor për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij ky është kusht kryesor për fillimin e negociatave me BE-në. Ndërkaq, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese, Varhelyi thekson se reformat e mëtejshme në lidhje me sistemin zgjedhor, jashtë sferës së rekomandimeve të OSBE / ODHIR, do të duhet të bëhen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe kërkojnë konsultime e nevojshme.

“Reforma Zgjedhore në Shqipëri: E rëndësishme që reforma e rënë dakord më 5 qershor të miratohet nga Parlamenti në seancën e tij të radhës për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar në rekomandimet dhe adresimet e OSBE/ODIHR.

Ky është një kusht kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE. Reformat e mëtejshme në lidhje me sistemin zgjedhor, jashtë sferës së rekomandimeve të OSBE / ODHIR, do të duhet të bëhen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe të kërkojnë konsultime të duhura, siç rekomandohet nga @OSCE”, shkruan komisioneri.

Ky reagim i komisionerit vjen pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me Ndryshimet Kushteutese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, hapja e listave dhe pragu 5% për partitë e vogla. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!