Ndryshimet kushtetuese, Isabel Santos: Të vazhdojë dialogu për “Zgjedhoren”

schedule19:06 - 30 Korrik, 2020

schedule 19:06 - 30 Korrik, 2020

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Santos thotë se është e rëndësishme që palët që janë brenda dhe jashtë parlamentit të vazhdojnë dialogun lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit, pasi reforma zgjedhore është kriter për integrimin në BE.

“Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha palët, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv mbi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën elektorale, një kriter themelor për procesin e integrimit në BE”, shkruan ajo në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!