Ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe heqjen e koalicioneve, janë lënë të hynë në fuqi nga Presidenti Ilir Meta, pa e hedhur firmën në dekret.
Edhe pse ka qenë ndër kritikët më të fortë të ndryshimeve të votuara më 30 korrik në Parlament, Meta nuk ka pasur mundësi t’i ndalojë.
Ndryshimet ai i ka kaluar në heshtje, duke qenë se ligjërisht e ka të pamundur të hedh firmë refuzuese dhe ti kthejë për rishqyrtim në Parlament.
Në rastin e ligjeve të tjera, Presidenti i dekreton ose jo ata, pasi vlerëson nëse janë në përputhje me Kushtetutën.
Në këtë rast, nuk mund të bëhej një vlerësim i përputhjes së Kushtetutës së re, me atë të vjetrën.
Kuvendi ja ka dorëzuar Presidentin Kushtetutën e ndryshuar në 4 gusht. Afati 20 ditor për Kreun e Shtetit, mbaron sot në 23 gusht.
Ndryshimet Kushtetuese të miratuara në 30 korrik nuk u dakordësuan me PD dhe LSI, por morën vota vetëm me opozitën në parlament.
Ato hapin listat e kandidatëve që një pjesë të tyre ti zgjedhë qytetari e jo vetëm kryetari i partisë, por ndalojnë koalicionet parazgjedhore siç i kemi sot, çfarë kundërshtohet fort nga opozita jo parlamentare./abcnews.al