Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, partia Besa optimiste

schedule17:49 - 7 Janar, 2019

schedule 17:49 - 7 Janar, 2019

Parlamenti i Maqedonisë të mërkurën hyn në fazën përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse deputetët shëitarë shprehen optimist, analistët mendojnë se kërkesat e tyre janë të vonuara.

Të mërkurën në Kuvendin e Maqedonisë fillon faza përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev para festave nisi një ofensivë për të siguruar votat e nevojshme prej dy të tretave. Nga Lëvizja Besa, pas takimit Zaev-Kasami thonë, shprehen optimist se kërkesat e tyre do të përmbushen. Nga ana tjetër, analistë politikë vlerësojnë se kërkesat e partive shqiptare janë të vonuara dhe kanë për qëllim rritjen e rejtingjeve partiake.

Pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, nga Lëvizja Besa shprehen optimist se kërkesat e tyre, në këto negociata do të përmbushen.

Por, analisti politik Ilir Luma vlerëson se kërkesat e partive shqiptare tashmë janë të vonuara, duke i quajtur si tentativë për rritjen e rejtingjeve partiake. Ai shprehet i bindur se ndryshimet kushtetuese do të kenë mbështetjen e dy të tretave.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme, para festave realizoi takim me kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin, duke paralajmëruar edhe një takim me kreun e ASH-së Ziadin Sela. Të mërkurën më 9 Janar në Kuvendin e Maqedonisë fillon faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!