Ndryshimet kushtetuese, Kikia: Ndërkombëtarët e thanë qartë, Rama s’e kthen dot në favorin e tij

schedule20:31 - 16 Korrik, 2020

schedule 20:31 - 16 Korrik, 2020

Analisti Mentor Kika ka shpjeguar në Mbrëmja në ABC News retorikën politike mes palëve në vend dhe ndërkombëtarëve sa i përket ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se tashmë këta të fundit janë të prerë në deklaratën e tyre se nëse do të votohen ndryshimet kushtetuese, nuk do të hapen negociatatat.

Kikia theksoi se tashmë Rama është kapur në “flagrancë” dhe nuk mund ta kthejë këtë deklaratë në favor të tij.

Duke u kthyer pas në kohë në zhvillimet politike të viteve të mëhershme, Kika deklaroi se po të donte Rama bashkë me Bashën dhe Berishën do i kishin hapur listat më herët, dhe se tashmë është e dukshme se po e bën këtë për të jusfitikuar ndryshimet kushtetuese.

“Deklaratat që vijnë nga të huajt në Shqipëri interpretohen sipas interesit. Në këtë rast deklarata është e qartë dhe nuk lë vend për interpretim. Ajo thotë se nuk duhen bërë ndryshime kushtetuese por të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, Si Bundestagu, si Komisioneri për Zgjerimin janë në të njëjtën linjë. Nuk paralajmërojnë, njoftojnë se nëse vazhdohet në këtë gjë nuk do të hapen negociatata.

Rama gjen gjithmonë shtigje për t’u justifikuar por në këtë rast nuk mundet. Nuk duhet të lejojmë asgjë të pengojë hapat e negociimit. Rama është kapur në flagrancë nga ndërkombëtarët. Ka një argument që nuk e ndihmon Ramën kur flet për hapjen e listave.

Jemi të qartë se as Rama, as Basha, as Berisha nuk i kanë dashur listat e hapura sepse do i kishin hapur deri tani. Nuk ka pse del me këtë opsion për të fshehur ndryshimet kushtetuese pas listave të hapura. Kam dëgjuar se nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, diktohet edhe ndryshimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk mund të votohet si e shkëputur”, tha Kikia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!