Thatësirë, valë të nxehti, temperaturë rekord dhe përmbytje. Ndryshimet klimatike shtojnë gjithnjë e më shumë fenomenet ekstreme të motit.
Hemisfera veriore po përjeton një tjetër verë shumë të nxehtë. Japonia deklaroi temperature rekord, një tragjedi natyrore. Europa po mbytet nga një valë të nxehti e tejzgjatur, me zjarre vdekjeprurëse në Greqi dhe në mënyrë jotë zakonshme dhe në Artik. Zjarre që ushqehen nga thatësira po përhapen dhe në pjesën Perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Frederik Otto, studiues për klimën në universitetin e Oksford, javët e fundit kanë qenë anormale. Përgjigja shkencore ndaj kësaj është se valët e të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më shumë të shpeshta si pasojë e ngrohjes globale. Por Otto dhe kolegët e tij kanë dashur t’i japin përgjigje një tjetër pyetjeje: si kanë influencuar ndryshimet klimatike në këtë valë të nxehti? Pas tri ditë pune me modele informatike, ata arritën në përfundimin se në Europën Veriore ndryshimet klimatike kanë shkaktuar dyfishin e numrit të valës së të nxxehtit.
Agjencia Metereologjike Kombëtare e Gjermanisë po përgatitet që të jetë e para në botë që do të mundësojë raporte të shpejta që lidhin ngrohjen globale me fenomenë të veçantë metereologjikë. Brenda vitit 2020, agjencia shpreson se do të publikojë rezultatet në kohë reale.
Por dhe qendra europiane për parashikimet metereologjike po përgatitet për një program të njëjtë brenda 2020-ës, duke u përpjekur të lidhë fenomene ekstreme si valë të nxehti, apo përmbytje, me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Fatkeqësi natyrore si valë të nxehti rekord apo reshje të dendura ndoshta do të bëhen më të shpeshta për shkak të grumbullimit të gazit serë, që po ndryshon atmosferën. Ajri më i nxehtë përmban më shumë sasi avulli të krijuar nag uji dhe energjia. Temperaturat në rritje mund të ndryshojnë dhe modelet e qarkullimit atmosferik në shkallë të gjerë. Por kushtet ekstreme meterologjike mund të vijnë dhe nga cikle natyrore, si El Nino, i cili në mënyrë periodike ngroh temperaturat sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor.
Studiuesit mendojnë se kuptimi i rolit të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu në disa fenomene ekstreme të motit mund të ndihmojë inxhinierët, por dhe pronarët e shtëpive që të zgjedhin materialet e duhura për t’i përballuar këto situata. Sondazhet tregojnë se njerëzit janë më shumë të gatshëm të mbështesin politikat kundr ndryshimeve klimatike, pasi kanë përjetuar një fatkeqësi natyrore.
Studimet kanë zbuluar se ngrohja globale ka trefishuar mundësinë për të pasur tre vjet thatësirë radhazi, në Afrikën e Jugut. Nga viti 2004 deri në gjysmën e parë të 2018-ës janë publikuar më shumë se 170 raporte për 190 fenomene ekstreme metereologjike të ndodhura në të gjithë botën. Këto studime tregojnë se rreth dy e treta e këtyre fenomeneve ekstreme janë mundësuar nga ndryshime klimatike të shkaktuara nga njeriu. 43% prej tyre kanë të bëjnë me të nxehtin rekord, 18 për qind me thatësirën dhe përmbytjen dhe 17 për qind me reshjet e dendura.
Në vitin 2017 u konfirmua për herë të parë se tre fenomene ekstreme nuk do të kishin ndodhur pa ndryshimet klimatike. Valët e të nxehtit në Azi në vitin 2016, temperaturat rekord globale në të njëjtin vit si dhe ngrohja e gjirit të Alaskës nga 2014 – në 2016-ën.
Por ndryshimet klimatike përfaqësojnë një nga kërcënimet më serioze për sigurinë e një vendi. Alarmi jepet nga këshilli i sigurisë së organizatës së kombeve të bashkuara, që merr si shembull situatën në Çad, një rajon që po vuan një krizë të thellë për shkak të disa faktorëve, si politikë, ekonomikë dhe humanitarë.
Të gjitha lidhen me reduktimin tragjik të liqenin Ciad, burim jetese për miliona banorë atje. Ujërat e tij, që garantojnë burime hidrike për më shumë se 20 milionë banorë që jetojnë në zonat përreth liqenit, janë reduktuar me 90 për qind Brenda pak viteve. Kjo me pasoja negative mbi ekonominë dhe sigurinë duke ekspozuar popullsinë ndaj rreziqeve të ekstremizmit të dhunshëm si ai i Boko Haram.
Kjo dëshmon, sipas zëvëndës sekretares së përgjithshme të OKB-së Amina Mohamed se si impakti I ndryshimeve klimaterike, shkon përtej çështjeve ambientale dhe transformohet në një shumëfishues të rreziqeve.
Aktualisht në pjesën më të madhe të Europës bën shumë nxehtë, dhe të gjithë eksperëtt janë dakord se kjo nuk është një verë si të tjerat. Sidomos në Europën Veriore, vala e të nxehtit ka përmasa të jashtëzakonshme. Zjarret shkatërruese dhe thatësira e këtyre ditëve janë dëshmi të këtij fenomeni pa përmendur temperaturat rekord. Ekspertët e klimës janë treguar të kujdesshëm deri tani për të fajësuar ndryshimet klimatike për çdo fenomen meterologjik, edhe pse theksojnë se këto fenomene lidhen me ndryshimet klimatike. Janë me pak fjalë, ajo që pritet të ndodhë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara në radhë të parë si pasojë e veprave të njeriut.
Kërkimet rreth ndryshimeve klimatike do të marrin kohën e tyre, që do të thotë vite të tëra studimesh serioze dhe lodhje, por i takon politikës të marrë masat për të parandaluar këto fenomene. Duke transformuar premtimet e zbehta të marrëveshjes së Parisit për klimën, në fakte të qëndrueshme që do të sjellin një reduktim të ndjeshëm të emetimeve të gazrave. Përndryshe ajo që po përjetojmë këto ditë do të jetë gjithnjë e më e zakonshme. Më pas, askush nuk mund të thotë që nuk na kishin paralajmëruar.
Por ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë dhe mos funksionimin e internetit pasi ngritja në nivele rekord e oqeaneve mund të përmbytë infrastrukturat amerikane që garantojnë funksionimin e tij.
Me pak fjalë nuk do të ketë më shkëmbime e-mailesh, kërkime në Google, Facebook apo Tuitter. Mes pasojave të shumta të ndryshimeve klimatike në dekadat e ardhshme mund të ketë pasoja dhe më të paparashikueshme.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikohet se për 15 vitet e ardhshme infrastruktura që siguron internetin do të jetë nën ujë.
Skenari i bazuar në zakonet dixhitale të përhapura në të gjithë botën, duket apokaliptik dhe është zbuluar një studim i universitetit të Oregonit, Uiskonsin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas analizës së publikuar nag kërkuesit amerikanë brenda 15 viteve, infrastrukturat fizike që garantojnë funksionimin e rrjetit në të gjithë botën, mund të bëhen të papërdorshme.
Kjo si pasojë e rritjes së nivelit të oqeaneve, të shkaktuar nga shkrirja e akujve polarë, që rrjedhimisht shkaktohet nga rritja e temperaturës mesatare globale. Sipas vlerësimit të ekspertëve, në fakt, niveli i oqeaneve mund të rritet me 65 centimetra deri në 2100-ën. Dhe aktualisht rritja është tre deri në katër milimetra në vit. Në 25 vitet e fundit niveli i deteve është rritur me rreth 7 centimetra.