Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimet klimatike dhe risqet financiare/ Sejko: Në fokus investimet për ekonomi të gjelbër

schedule14:19 - 14 Shkurt, 2025

schedule 14:19 - 14 Shkurt, 2025

Banka qendrore ka shtuar vëmendjen ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike dhe efekteve të tyre financiare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë  Gent Sejko priti në një takim zyrtar ekipin e “Green for Groëth Fund” në kuadër të projekteve lidhur me energjinë e gjelbër.

Kreu i Bankës Qendrore u shpreh se ekonomia shqiptare po zhvillohet  dhe Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Diskutimet u fokusuan më së shumti në politikat dhe projektet e BSH-së sa i përket financave të gjelbra.

Në vitin 2023, Banka e Shqipërisë miratoi Strategjinë e saj të Gjelbër të hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Kjo iniciativë shërben si një hartë udhëzuese për identifikimin, monitorimin dhe menaxhimin e rreziqeve klimatike, ndërkohë që përgatit vendin për rritje të qëndrueshme.

Palët ranë dakord se bashkëpunimi është thelbësor për t’u përballur me sfidat globale të klimës dhe për të siguruar që Shqipëria të ketë një sistem financiar që jo vetëm përballon vështirësitë, por edhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!