Ndryshimet klimatike, BE do të përdorë satelitë për monitoruar rreziqet në pyje

schedule15:44 - 22 Nëntor, 2023

schedule 15:44 - 22 Nëntor, 2023

Komisioni Europian po propozon një sistem monitorimi të pyjeve duke përdorur satelitët për të dalluar rreziqet për shkak të ndryshimeve klilmatike. Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në pyjet e Europës, pasi temperaturat ekstreme dhe thatësira rritën rrezikun e zjarreve shkatërruese.

Rreth 9,000 kilometra katrorë tokë në Bashkimin Europian u dogjën nga zjarret pyjore vitin e kaluar, një zonë me madhësinë e Korsikës, sipas shifrave të BE-së.

Shkatërrimi i pyjeve të Europës zvogëlon kapacitetin për të absorbuar dioksidin e karbonit, i cili është i nevojshëm për të përmbushur objektivat klimatike dhe për të mbrojtur zonat përreth nga përmbytjet.

Sot, Komisioni propozoi një ligj që do t’i lejonte Brukselit të mbledhë të dhëna nga satelitët Copernicus Sentinel të Bashkimit Europian.

“Ne duhet t’i shohim këto tendenca, kemi nevojë për parashikime më të mira, ne duhet të shohim se si ato reagojnë ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Komisioneri Europian Virginius Sinkevicius.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!