Ndryshime të reja në policinë e Beratit, emrat dhe postet

schedule16:22 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:22 - 30 Nëntor, 2021

Ndryshimet në policinë e shtetit tashmë kanë ndodhur në çdo qark, përfshirë edhe Beratin, që u la për në fund. Prej 2-javësh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesit dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat por edhe pesë komisariatet e kësaj drejtorie. Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të DVP Berat, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun. “Ndryshimet me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike dhe minimizimin e ngjarjeve kriminale“, ka thënë ai.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

  • – Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;
  • – Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;
  • – Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.
  • – Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.
  • – Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal.

  • -Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;
  • – Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;
  • – Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

Pas emërimit të Gledis Nanos, Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, kanë vijuar ndryshimet e drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit.  Këto ndryshime kanë ardhur edhe pasi është plotësuar 100 ditëshi i vendosur nga kryeministri Rama për riorganizimin e policisë dhe vendosur prioritete të qarta. Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!