Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ndryshime në qeveri, japin dorëheqjen 4 ministra ukrainas

schedule22:33 - 3 Shtator, 2024

schedule 22:33 - 3 Shtator, 2024

Japin dorëheqjen disa ministra ukrainas. Bëhet fjalë për ministrin e Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshyn, ministrin e Drejtësisë Denys Maliuska, ministrin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore Ruslan Strilets si dhe Kreun e Fondit të Pronës Shtetërore Vitaliy Koval.

Zelenskiy ka shkarkuar gjithashtu Rostyslav Shurma, një nga zëvendës shefat e kabinetit të tij, portofol i të cilit është ekonomia, sipas një dekreti të publikuar në faqen e internetit presidenciale.

David Arakhamia, një ligjvënës i lartë për partinë e Zelenskiy, tha se do të kishte një “rivendosje të madhe të qeverisë” që do të sillte ndryshimin e më shumë se gjysmës së ministrave.



Këto lëvizje vijnë në një moment kritik, ku Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!