Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano do të dalë sot para mediave në një konferencë që pritet të mbahet në orën 13:00.
Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit, por kujtojmë se për ta ka mbaruar afati i 100 ditëve që kryeministri Rama u la për të ndryshuar gjendjen e policisë.
‘Duke ju uruar javë të mbarë, ju njoftoj se në orën 13:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të japë një konferencë për shtyp.’- njofton policia. /abcnews.al/