Ndryshime në listën e Anglisë, zëvendësohet i dëmtuari Alexander-Arnold

schedule10:58 - 7 Qershor, 2021

schedule 10:58 - 7 Qershor, 2021

Trent Alexander-Arnold humbi shansin të marrë pjesë në Euro 2020 me Anglinë. Mbrojtësi i djathtë i Liverpool, pësoi një tërheqje muskulore në kofshë në miqësoren e 2 qershorit kundër Austrisë.

22-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave rreth 6 javë. Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate nuk ka humbur kohë dhe ka ftuar një tjetër lojtar në vend të Alexander-Arnold.

I përzgjedhuri është Ben White, lojtari i Brighton. 23-vjeçari luan në krahun e djathtë dhe në qendër të repartit të prapavijës, teksa debutoi me Anglinë në miqësoren ndaj Austrisë.

Skuadra e Gareth Southgate vazhdojë përgatitjen për Euro 2020. Takimi debutues do të luhet kundër Kroacisë në “Wembley”, të dielën e 13 qershorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!