Ndryshime në lidhje me tamponët, Spadafora: Komiteti miratoi propozimin tonë

schedule22:20 - 25 Shtator, 2020

schedule 22:20 - 25 Shtator, 2020

Ministri i Sporteve të Italisë, Vincenzo Spadafora ka lajmëruar një ndryshim të rëndësishëm sa i përket tamponëve që kryejnë skuadrat përpara çdo ndeshje. Një veprim i tillë do të ndodhë 48 orë para afidave, duke i dhënë fund kritikave që janë krijuar në vendin fqinj.

Sapo i kam komunikuar presidentit Gravina (kreu i FIGC, Federata Italiane e Futbollit) se Komiteti Tekniko Shkencor, të cilin e falënderoj, ka vlerësuar pozitivisht propozimin tonë për kohën e kryerjes së tamponëve.

Duke filluar nga sot, siç është parashikuar për garat ndërkombëtare, lojtarët do t’i nënshtrohen tamponit vetëm 48 orë përpara fillimit të ndeshjeve“, deklaron Spadafora gjatë një prononcimi për Gianluca Di Marzion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!