“Ndryshim sistemi, jo arnime”, Shehi në mbledhjen e Zgjedhores: Emigrantët? Të ngrihet një komision që kontrollon votën e tyre

schedule11:59 - 14 Shkurt, 2024

schedule 11:59 - 14 Shkurt, 2024

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në mbledhjen online të Komisionit të Reformës Zgjedhore, theksoi se duhet të ketë një ndryshim radikal të sistemit zgjedhor dhe jo ‘arnime’. Ai përmendi sistemin proporcial me lista të hapura, votimin elektronik si edhe mundësimin e votës së emigrantëve.

Duke u ndalur tek kjo e fundit, ai theksoi se si fillim duhet të gjendet mundësia për t’i hapur rrugë kësaj mënyrë votimi si edhe të ngrihet një komision që kontrollon dhe certifikon votat e emigrantëve.

“Jam me parimin bazë që qytetarëve shqiptarë t’u japim një të drejtë që aty ku të votojnë të kenë një të drejtë proporciale. Kështu që jemi për një proporcional kombëtar. Atëherë këtu të bëhen tre katër zona të mëdha elektorale, që ligji të punojë kudo, edhe nëpër qarqet e vogla. Deformimi që del nga vota aty është shumë i madh. Një parti e vogël nuk mund të hyjë kurrë në garë atje. Jam për zgjerimin e zonave, të bëhej një proporcional kombëtar. Do t’u jepte sens zgjedhjeve në Shqipëri.

Ky është një ndryshim rrënjësor. E dyta, listat të hapen deri në fund. Një listë e hapur presupozohet se ka brenda edhe proporcialin. E treta, është që votimi të bëhet elektronik. Këtu kanë njerëz që kanë dyshime për elektronikën. Edhe mund të ndodhin probleme, por me komisionet na kanë ndodhur probleme. Prapë do t’i dusin duart në zgjedhje. Ta bëjmë elektronik, aty ku mund të bëhet këtë radhë. Nëse bëhet në Tiranë dhe në qytetet e mëdha, i bie që herën tjetër të votohet në të gjithë Shqipërinë.

Do të mjaftonte që 2-3 përqind të votave. E katërta, jam për të votuar emigrantët. Sistemi duhet të ketë kurajon për të hyrë në këtë rrugë, mund të votohet me postë elektronike, edhe me postë me letër. Të bëhet një komision qëndror për t’i kontrolluar dhe certifikuar këtu. Të gjejmë një shteg që të paktën ta fillojmë këtë lloj pune. Duhet të rikthejmë tek qytetarët besimin tek institucioni i votës, duhet bërë një ndryshim radikal. S’duhet të ketë arnime.”, u shpreh Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!