Ndreu: Prova të reja që Balili të marrë gradën “Eskobari i Ballkanit”

schedule20:48 - 17 Janar, 2019

schedule 20:48 - 17 Janar, 2019

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është shprehu se vetëdorëzimi i Balilit është i papërfillshëm me akuzat e rënda që bëhen në drejtim të tij. Më tej, deputeti ka theksuar se shpreson që dosja e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” të pasurohet me prova të reja për të justifikuar këtë “gradë” që i është dhënë Balilit.

“Vetëdorëzoimi i tij është i papërfillshëm në krahasim me akuzat që rëndojnë mbi të. Dorëzimi është një akt që bëhet me ndërmjetësimin e policisë. Jepet edhe një garanci. Unë nuk di detaje nga garancia që mund t’i jetë dhënë.

Policia ka qenë ndërmjetësja e marrjes së personit dhe e sjelljen aty. Medaljen e kësaj çështje ose do ta marrë Balili ose do ta marrë Policia. Por ai u dorëzua nën mandatin e një arresti. Ai u dorëzua edhe nën presionin e policisë. Ai nuk u dorëzua se po shkonte në dasmë. Policia në të gjithë botën dështon jo një herë por disa herë.

Në operacionet policore në gjithë botën në policinë më të përgatitur, më të pajisur dështimet janë prezent. Nuk është që të shkosh dhe sa herë të shkosh mund ta arrestosh. Ne jemi përballë një ekuacioni të panjohur. Unë 11 herë për një muaj kam qenë të një shtëpi dhe kam dështuar. Por më në fund e ka kapur. Policia mund të dështojë 100 herë dhe të 101-tën e kap, kjo është detyra e policisë.

Ne duhet ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Këtu nuk është vetëm policia por edhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo nuk është vetëm një çështje shqiptare por kjo e ka zanafillën diku tjetër. Kelment Balili është nën monitorim edhe nga ndërkombëtarët.

Partnerët ndërkombëtarë mund të kenë prova të reja dhe mund të japin detaje të reja. “Eskobari i Ballkanit” është një gradë e lartë në botën e krimit. Unë shpresoj që të dalin prova të reja që ai t’a meritojë gradën që i është dhënë në botën e kriminalitetit”./abcnews.al