Kastrioti i mund sot me shifrat 0-2 nga Dinamo. Trajneri i ekipit krutan, Ramadan Ndreu pas ndeshjes foli për Super Sport dhe paralajmëroi vuajtje të tjera pas kësaj humbje.
“Pësuam shumë shpejt. Edhe vjet i kemi vuajtur ndeshjet e para, na janë dukur miqësore. Nuk kemi pasur kohë për të përgatitur skuadrën. Kanë ardhur lojtarët me shumë vonëse dhe nuk kemi fizikisht dhe taktikisht në nivel.
E kam thënë se do vuajmë në këto ndeshje të para derisa të hyjmë në ritëm. Pjesa më e madhe janë të rinj dhe nuk e kuptojnë se loja nis në sekondën e parë dhe pëson gol. Hasani ka nevojë për kohë dhe vjen pas dëmtimit, do shumë kohë që të kapë ritmin e skuadrës.
Kemi nivel, por na mungon gjendja fizike. Me vazhdimin e javëve do përmirësohemi, kemi nivel dhe besoj te djemtë e mi“, tha Ndreu. /abcnews.al/