Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndreu: Ka ekipe që ulërijnë për një faull, Vllaznia jo rivali më i vështirë

schedule16:16 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:16 - 9 Dhjetor, 2020

Kastrioti pësoi humbjen e parë në kampionat. Ekipi krutan humbi 0-3 përballë Vllaznisë kryesuese, kundërshtar të cilin Ramazan Ndreu nuk e cilëson si më të fortin, teksa flet rreth disfatës në deklaratën e dhënë për Supersport.

Më vjen pak keq për mënyrën se si e morëm humbjen e parë, rezultati e bën më të hidhur. Nuk ia vlen të analizojmë këtë ndeshje, morëm goditje psikologjike që në minutën e parë. Sapo e morëm pak veten, pësuam edhe të dytin. E pranojmë humbjen dhe të mobilizohemi për ndeshjen e radhës.

Agresiviteti? Nuk e di me çfarë syri e ke parë, unë e shoh me syrin tim. Ka përplasje më shumë kur është terreni i vështirë. Ka skuadra që i bëjnë dramë edhe ndërhyrjet më të lehta, nisin e ulërijnë. Unë e pashë lojën me kujdes, ishte normale. Mos harroni që terreni ishte i vështirë, do të krijohen përplasje.

Jam kurioz ta shoh ndeshjen edhe njëherë. Pati ndërhyrje nga ne dhe nga Vllaznia, ka edhe ndonjë tejkalim kur rezultati është 0-3. Ne nuk e kemi krijuar akoma stabilitetin. Vinin edhe nga rezultate, pozitive dhe vjen momenti që merr kolpo të fortë. U vështirësua gjithçka pas golit të dytë, por i druhesha.

Vllaznia kundërshtari më i vështirë? Absolutisht jo, ne ia dhuruam fitoren. Ishte ndeshja e parë që luajtëm në shi, një pjesë e lojtarëve nuk u ambientuan, por ndodh në futboll. Duhet të tregojmë që nuk jemi një skuadër që dorëzohemi me një humbje“, deklaron Ndreu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!